e shtunë, 25 dhjetor 2010

Prokuroria kosovare i drejtohet Asamblese Parlamentare te Keshillit te europes...

Raporti, Prishtina: Na sillni provatProkuroria kosovare kërkon nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, që të gjitha materialet e siguruara nga deputeti i saj, Dick Marty t`ia dërgojë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kjo e fundit udhëhiqet nga një prokuror ndërkombëtar. Bazuar në këtë fakt zëdhënësja e prokurorisë Liridona Kozmaqi tha se prokurorët e kësaj prokurorie janë të përzgjedhur nga vendet me sistemet më të mira europiane dhe të dyshohet në paanshmërinë dhe profesionalizmin e tyre për të zgjidhur edhe rastet e krimeve të luftës, duke përfshirë edhe rastin lidhur me pohimet në taportin e Dick Marty është në radhë të parë fyerje për prokuroritë e atyre shteteve.
“Prokuroria e Shtetit siguron Asamblenë se pohimet nga Raporti i raportuesit të saj, do të vlerësohen si informata shumë serioze, të mbledhura nga një parlamentar i saj dhe se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë faktorët relevant për hetimin e drejtë dhe të paanshëm të informatave dhe të të gjitha pohimeve të prezantuara në raport”, tha zëdhënësja, Liridona Kozmaqi.
Këshillit të Europës, por edhe institucioneve të tjera europiane i është drejtuar me një letër të premten edhe Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi. Pasi ka  shprehur shqetësimin se qëllimi i raportit të Dick Marty është të pengojë njohjet ndërkombëtare si dhe të dobësojë pozitën e qeverisë së Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë, zoti Krasniqi ka kërkuar  nga vendet anëtare të Këshillit të Europës që të mos lejojë miratimin e këtij raporti si dokument zyrtar të Këshillit të Evropës, me qëllim siç ka thënë të  mbrojtjes së kauzave tona të përbashkëta për liri, të drejta njerëzore, paqe dhe stabilitet.
Me këtë rast, zoti Krasniqi shprehet se garanton për pastërtinë e luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga fillimi i luftimeve dhe deri në mbarim të tyre, me hyrjen në Kosovë të forcave të NATO-s. Lidhur me raportin e Dick Marty reaguan të premten edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Maqedonia. Artan Grubi nga lëvizja qytetare “Zgjohu” është njëri nga ish të punësuarit e Tribunalit të Hagës i cili ka marrë pjesë në hetimet e bëra në vitin 2004 pranë të ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë”. Ai në një konferencë për media në Prishtinë tha se gjithçka që i përket kësaj shtëpie rreth kontrabandës me organe të qytetarëve serb është e pavërtetë sepse siç tha ai ekipi hetimor nuk ka gjetur asnjë fakt që e inkriminojnë UCK-në në vepra kriminale. Duke thënë se ka qenë shqiptari i vetëm që ka punuar për Gjykatën e Hagës derisa bëheshin hetimet në Burrel, Grubi hodhi poshtë pretendimet se Ministri i Brendshëm Lulzim Basha e ka shoqëruar ekipin hetimor që udhëhiqej nga Hoze Pablo Barybar.
 Nga: TOP-CHANNEL

Nuk ka komente: