e shtunë, 25 dhjetor 2010

Kremtohen Krishtelindjet mnga besimtaret ortodokse...

Kremtohet Krishtlindja në kishën e ringjalljes
Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar lindjen e Krishtit në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kishën Ortodokse Autoqefale. (UPDATE)
Ky moment konsiderohet mjaft i rëndësishëm për besimtarët ortodoksë pasi tashmë lindi një fëmijë Zot për t’i shpëtuar. 
Mesha tradicionale e kremtimit të lindjes së Krishtit është mbajtur nga kryepeshkopi Anastasi. Besimtarët kanë kryer të gjitha ritet e kësaj feste në kishë, të cilat për ta janë shumë domethënëse.
“Festa më e madhe në botë. Unë iu uroj të gjithë besimtarëve shëndet, gëzim, hare, paqe dhe të mos kemi më sherre në politikën shqiptare”, tha një besimtare. “Qiriu ka shumë rëndësi për ne të krishterët, ai është drita. I ndihmoftë Zoti të gjithë”, u shpreh një tjetër. Festa e Krishtlindjes vijon më pas me drekën tradicionale, në të gjitha familjet e besimtarëve të krishterë, të cilët  festojnë me të afërmit dhe shkëmbejnë urime ndërmjet tyre.

Nga: TOP-CHANNEL

Nuk ka komente: