e shtunë, 25 dhjetor 2010

Një urdhër i djeshëm i ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, dërguar institucioneve shëndetësore, kërkon që ...

Gripi, Vasili nis shkresënNjë urdhër i djeshëm i ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, dërguar institucioneve shëndetësore, kërkon që punonjësit të jenë në gjendje vigjilence, të bëhen raportime, si dhe të bëhet furnizimi i mirë me barna e materiale mjekësore.
“Të shtohet vigjilenca për të identifikuar dhe për të ndjekur çdo shfaqje të rasteve të ngjashme me gripin. Të raportohen me saktësi dhe çdo javë sipas formularit të sistemit alert, rastet e ngjashme me gripin ose me grip”, thuhet në shkresë. Sipas urdhrit të ministrit, për çdo shfaqje të veçantë të njoftohen në mënyrë të menjëhershme ISHP dhe Drejtoria e Shëndetit Publik në vend dhe rajon, bazuar në rekomandimet e OBSH-së. 


Nga: TOP-CHANNEL

Nuk ka komente: