e hënë, 10 janar 2011

Vlore qytetaret nenshkruajne peticionin kunder Dick Marty...

Dhjetra qytetarë kanë nënshkruar peticionin kundër raportit të raportuesit të Këshillit të Europes Dick Marty në qytetin e Vlorës. Pas Kosovës mbledhja e firmave ka nisur edhe në qytetet më të mëdha në Shqipëri të cilat më pas do t’i dërgohen disa organizmave ndërkombëtarë. 


Kjo nismë është ndërmarrë nga Partia për Drejtësi dhe Unitet si një reagim ndaj akuzave të raportuesit Marty kundër UÇK dhe drejtuesve të saj për trafik organesh gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Në akuzat e raportuesit Dick Marty përmendet edhe Shqipëria si vendi ku kryehej marrja e organeve nga shtetasit serbe , gje që ka shkaktuar reagimin e fotrtë të partive politike të majta dhe të djathta në vend.
Nga: shqiperia.com

Nuk ka komente: