e premte, 24 dhjetor 2010

Krishtlindjet, darkë e vështirë

Krishtlindjet, darkë e vështirë

Më shumë dëshirë për të festuar, por me mundësi të pakta, shqiptarët presin Krishtlindjet edhe këtë vit.

Ndërsa ankohen se çmimet janë shumë të larta, thonë se nuk do të heqin dorë nga një tryezë e mbushur me gatime tipike për këtë ditë.

“Çmimet po ndryshojnë dita ditës në mënyrë të çuditshme. Disa produkte që kanë qenë të lira janë rritur papritur”, shprehet një blerëse.
“Shpenzimet kanë shkuar shumë. Vij në treg sepse këtu çmimet janë më të lira”, shton një tjetër.
Nga krahu tjetër tregtarët thonë se çmimet janë tepër të arsyeshme për këtë periudhë. Por ata thonë se edhe pse çmimet janë të ulëta, fuqia blerëse është e dobët.
Por përtej çmimeve apo nivelit të pagesave, duket se këto festa nuk do të kalojnë pa shkëmbime dhuratash.
“Do shpenzojmë sa kemi mundësi. Do bëjmë ndonjë dhuratë të vogël nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të reja”, thotë një grua.
Tregtarët e dyqaneve të veshjeve apo aksesorëve thonë se këtë vit kanë qenë të pakta blerjet për dhurata.

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: tv, top-channel

Nuk ka komente: