e premte, 24 dhjetor 2010

Galliani: 2011-ta, viti i Milanit të madh

 

bbbbbbbb

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani bëri përmbledhjen e 2010-s dhe foli për objektivat e vitit 2011, në një intervistë të dhënë mbrëmjen e djeshme në “La Gazzetta dello Sport”.

Numri dy i kuqezinjve është i sigurt se skuadra që ai drejton do të jetë në gjendje të fitojë tituj të rëndësishëm në sezonin aktual, ndërsa theksoi se pa dëmtime, klubi nuk do të kishte shtatë vjet pa fituar titullin e Serisë A.
”Viti 2010 do të mbahet mend si një vit shumë pozitiv”, deklaroi Galliani. “Jam i bindur që në sezonin e shkuar, nëse nuk do të ishte dëmtuar Pato dhe Nesta do të kishim qenë në gjendje të luftonim deri në javën e fundit me Interin për titullin kampion.
Megjithatë, arritëm të renditeshim të tretët në kampionat dhe u kualifikuam drejtëpërsëdrejti në Champions League. Tani jemi të kualifikuar për në raundin e mëtejshëm dhe të parët në renditje, një rezultat i mirë, apo jo?”.
Pa komentuar të ardhmen e Ronaldinho-s apo spekulimet e fundit të merkatos, Galliani kaloi vëmendjen në atë që pret nga 2011-ta. “Nuk më pëlqen që të bëj parashikime, por jam i bindur se pas tre vitesh pa fituar asgjë të rëndësishëm, kemi një shans shumë të mirë për t’ia dalë mbanë.
Nuk jemi ende në nivelin e Milanit të madh të Sacchi-t, por në këtë skuadër ka shumë forcë dhe dëshirë për të bërë një punë të mirë. Ne jemi të vendosur që të vazhdojmë politikën të kërkimit të fitores nëpërmjet spektaklit.
Në këtë moment, në kontinent është vetëm një skuadër që nuk mund të rivalizohet, ajo është Barcelona, por edhe ata kanë ulje-ngritje. Ndaj të tjerëve, Milani nuk është aspak inferior”, përfundoi Galliani.                                                                     Nga: Shqip.com

Nuk ka komente: