e hënë, 10 janar 2011

Shqiperia ne prag epidemie gripi

Qarkullimi njëkohësisht i virusit A/H1N1 dhe gripit sezonal ka detyruar autoritetet e shëndetësise në marrjen e masave te menjëhershme. Ministri i Shëndëtsisë Petrit Vasili u shpreh se rritja e numrit te rasteve me te dyja viruset kërkon rritje të vigjelencës së bluzave te bardha.
Ndërkohë qe nga rastet e raportuara nga institucionet shëndetësore dhe nga parashikimet e OBSH-së, vendi është në prag epidemie.

“Mjekë të cilët operojnë si mjekë familje do të marrin kontaktin e menjëhershëm me gjithë kontigjentet që ata mbulojnë. Lidhur me fëmijet në moshën pediatrike në të gjitha qendrat shëndetësore do të aktivohet sistemi i rehidrimit” tha ministri Vasili.

“Vëmendja e sistemit këtë vit në bazë të sugjerimeve të OBSH-së dhe të porosive që la ministri bëhet dyfishe për shkak të qarkullimit të njëkohshëm të virusit të gripit stinor dhe të virusit të gripit A/H1N1. realisht jemi në prag epidemie ndaj dhe sistemi po merr këto masa në mënyrë që ta përballojë atë sa me më pak dëme” tha Pëllumb Pipero, drejtor i politikave ne Ministrisë së Shëndetësisë. 

Sipas burimeve zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, aktualisht në vendin tonë, janë izoluar katër raste te pacientëve me virusin A/H1N1. Po sipas këtyre burimeve, pacientët kanë marrë ndihmë mjekësore ne spitalet e Tiranës dhe nuk kanë shfaqur komplikacione.

Nga : shqiperia.com

Nuk ka komente: