e mërkurë, 19 janar 2011

5 librat me te shitur te vitit 2010... per ata qe jane besnik te librit...

Viti 97, Mero Baze (foto)Mjaftuan më pak se katër muaj që “Viti 97-prapaskenat e krizës që rrënuan shtetin”, një libër nga Mero Baze, të bëhet best-seller absolut te Shtëpia e Librit.
Libri përmbledh ngjarjet nga 26 maji i vitit 1996 deri më 29 qershor 2007, një periudhë e errët e historisë shqiptare që përfundoi me vdekjen e disa mijëra shqiptarëve dhe që la pas politikë të dhunshme dhe grupe kriminale nga të cilat vendi nuk e ka marrë ende veten. Autori, Mero Baze, thotë se në ato ngjarje qe “dëshmitar, protagonist dhe herë-herë, gazetar.” Shitja e shpejtë e këtij libri sugjeron interesimin e madh të shqiptarëve për të mësuar se çfarë ndodhi në vitin 1997.


Aksidenti, Ismail Kadare (foto)Romani Aksidenti nga Ismail Kadare zuri vendin e dytë për nga shitjet këtë vit. Blerjet më të mëdha të këtij libri u realizuan menjëherë pas publikimit të tij në shqip në maj të këtij viti. Romani është një tregim sureal dhe plot mjegullnaja i jetës së një çifti dashnorësh që fillon të zbardhet nga hetimet mbi një aksident të çuditshëm që i mori jetën personazheve kryesore.


Burra qe urrejne grate, Stieg Larsson (foto)Burra që urrejnë gratë, pjesa e parë e trilogjisë Millenium nga shkrimtari suedez Stieg Larsson, zuri vendin e tretë.Prej shumë vitesh, mbesa e parapëlqyer e industrialistit të fuqishëm Henrik Vanger është zhdukur pa lënë gjurmë. Kufoma s’ishte gjendur kurrë. E kur Vangeri, tashmë tepër plak, merr një dhuratë që e hap çështjen sërish, ai vendos të ngarkojë Mikael Blomkvistin, gazetar i njohur hulumtues, që të rindërtojë ngjarjet dhe të zbulojë të vërtetën. Me ndihmën e Lisbethit, një grua e re, shumë e zonja dhe gjeni kompjuterësh, Blomkvisti heton me rrënjë historinë e familjes Vanger, por sa më shumë rrëmon, aq më tepër zbulimet bëhen të llahtarshme.




Sekreti, Rhonda Byrne (foto)Sekreti, nga Rhonda Byrne synon të shpjegojë se si ta përdorësh Sekretin në çdo aspekt të jetës – me paratë, pasurinë, lidhjet, lumtrinë dhe në çdo ndërveprim që ke në botë. I publikuar më 22 shtator, libri duket se tërhoqi shumë lexues në një periudhë shumë të shkurtër kohore.




Mosmarreveshtja, Ismail Kadare (foto)Në vend të pestë gjendet gjithashtu një libër që u publikua vetëm më 17 nëntor. Mjaftoi vetëm një muaj që sprova “Mosmarreveshja” nga Ismail Kadare, të ngjitet në klasifikimin e librave më të shitur. Përmes një “sprove letrare” siç e quan vetë autori këtë libër, analizohet marrëdhënia e Shqipërisë me vetveten.


Nga /  Shtepia e librit Blog...





Nuk ka komente: