e premte, 24 dhjetor 2010

Moda intime flet shqip

                                                                                

ddddd                                                                                                               

Nuk janë Engjëjt e Viktorias, por bukuroshe shqiptare që guxojnë të sfidojnë me të brendshmet e tyre marka të huaja shumë të famshme.

Materiale cilësore, ngjyra dhe dizajn origjinalë do të përfaqësojnë edhe Shqipërinë në botën e konfeksioneve intime.
LE BLACHE, linja e intimeve për femra dhe PLAETOR linja e meshkujve, do të jenë përfaqësim krenarie nën logon kuq e zi për vendin dhe tregjet e huaja. Janë të dyja marka shqiptare, ideuar dhe prodhuar nga stilistë dhe fabrika vendase.
Është pikërisht firma Bella Confex , e cila ka guxuar të sjellë ndër të parat një linjë intime që do të vulosë me origjinalitetin e saj, një përfaqësim të denjë të Shqipërisë. Keti Bazhdari, përfaqësuesja ligjore e Bella Confex, shpalos ambiciet: “Kemi rrezikuar të hapim katër dyqanet tona në Tiranë, ndërsa vitin tjetër do të kemi dyqane në gjithë Shqipërinë.”
Joshje e padiskutueshme dhe cilësi. Me këto dy objektiva Le Blanche dhe Plaetor, do të guxojnë të sfidojnë markat me të njohura të linjave intime që sot bëjnë suksesshëm xhiron e tregjeve të botës dhe shqipërisë gjithashtu.
“Është një tabu në shqipëri. Markat shqiptare kanë një emër jo shumë të mirë. Por ju them konsumatorëve se marka shumë të njohura, prodhohen në Shqipëri. Ne guxojmë të ofrojmë një produkt po aq të mirë e më me leverdi”, shprehet Keti.
Tregjet e huaja për intimet Le Blanche dhe Plaetor nuk janë më një synim, por objektiv konkret i prodhuesve. Modeli-imazh i markës që do të pozojë nën linjën Plaetor është Arjon Muça.
“Jam shumë krenar që përfaqësoj një firmë shqiptare. Kjo firmë synon të pushtojë tregun shqiptar me materiale pozitive. Plus që do të përfaqsëoj Shqipërinë jashtë dhe për mua është nder”, thotë Arjoni.
Të pozosh me të brendshme, nuk përbën aspak tabu për Arjonin. Përkundrazi ai e konsideron krenari përfaqësimin e një marke shqiptare: “Vij nga një format ku kam qenë për 82 ditë me të brendshme. Të jesh në kopertinë është një nder.”
Megjithatë, djaloshi e ruan me modesti përfaqësimin e tij karshi reklamimit të produkteve që do t’i zenë vend në linjat trupore: “Nuk do të jetë joshje e madhe si e Cristiano Ronaldos apo Beckham, por ajo e një djali shqiptar që përfaqëson të thjeshtën”
Me imazhin e së bukurës dhe cilësinë e produkteve të ofruara, Bella Confex synon të fitojë zemrën e blerësve.
“Motoja jonë është: të guxosh. Uroj që shqiptarët të provojnë produktet tona dhe nuk do të zhgënjehen”, përfundon Keti Bazhdari.
Prodhimet la Blanche dhe Plaetor mund të gjenden vetëm në dyqanet e Bella Confex në Tiranë, tek Condor Center në rrugën e Kavajës, në qendrën Kristal, në rrugën e Elbasanit përballë Liceut Artistik dhe në rrugën Bardhok Biba pranë ish-kinema 17 Nëntorit

                                                                                                        Nga : Shqip.com

Nuk ka komente: