e premte, 24 dhjetor 2010

"Hetimi", nuk arrihet kompromisi

Mbyllet pa kompromis seanca maratone që nisi paraditen e se enjtes dhe zgjati deri ne orët e para te se premtes.

Mazhoranca dhe opozita nuk kane rene dakord për kërkesën e te majtëve për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit. Seanca qe u shoqërua me debate te ashpra mes palëve u ndërpre dy here për t'i dhënë mundësinë PD-së dhe PS-së te gjenin një kompromis. Gjate negociatave palët rëne dakord qe shumica te ketë drejtimin e komisionit dhe kryetari te ketë tre vota. Ne objektin e hetimit është përfshirë dhe sugjerimi i mazhorances qe te hetohet mbi dyshimet, faktet dhe grup faktet, pike për te cilën është rene dakord. Mazhoranca dhe opozita janë ndare ne një tjetër kërkese te rëndësishme, atë për shqyrtimin e listave te zgjedhësve. Arkivimi i materialeve zgjedhore ka qene një tjetër pike debati. Kryeministri Berisha ka deklaruar se limiti kohor për këtë është 24 muaj. Me ketë logjike opozita e cilëson arkivimin te panevojshme, pasi ende nuk ka kaluar afati 2-vjeçar. Seanca për ngritjen e komisionit hetimor është shtyre për te hënën. Ne këtë mënyre u është lëne dy dite kohe palëve për te prodhuar jo vetëm një marrëveshje politike, por dhe ne aspektin teknik qe duket se ka një peshe specifike ne gjetjen e gjuhës se përbashkët.

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: tv, top-channel

Nuk ka komente: