e martë, 28 dhjetor 2010

Virozat e stinës, urgjencat mbushen plot...

Virozat e stinës, urgjencat mbushen plotVirozat e stinës, situata e gripit dhe fluksi i pacientëve që paraqiten çdo ditë në shërbimet e urgjencave janë diskutimi i ditës, pas festave e dhuratave. 
Madje në këtë sezon, ku në vendin tonë regjistrohet edhe një numër i konsiderueshëm të ardhurish e të larguarish për festa, rekomandohet të jetë edhe periudha me kontrollin më të rreptë nga institucionet shëndetësore. 


Konkretisht Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga të gjitha institucionet në varësi të kontrollojnë situatën, të marrin mostra ekzaminimi të të gjithë personave që dyshohen si të prekur nga gripi, por edhe të atyre që vërehet se mund të ketë manifestime të infeksioneve apo problemeve më të theksuara shëndetësore.

Në urgjencat e qendrave shëndetësore në kryeqytet, në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, çdo ditë paraqiten me probleme të virozave e të gripit nga 500 deri në 600 persona. Kryesisht shumica prej tyre janë fëmijë, pacientë kronikë dhe të moshuar mbi 65 vjeç. TOP-CHANNEL.TV

Nuk ka komente: