e martë, 28 dhjetor 2010

Ronaldinho, në orët e fundit si milanist

 

ronaldinhor

 

Ronaldinho është duke kaluar orët e tij të fundit si milanist dhe së shpejti do të mësohet emri i klubit të tij të rij, raportuan mediat italiane mesditën e sotme.

Mbërritja e Cassano-s i vendosi përfundimisht vulën largimit të brazilianit, ndërsa vëllai dhe përfaqësuesi i tij, Roberto de Assis, ndodhet në Brazil për të mbyllur kalimin e tij në vendin e lindjes.
Gremio, skuadra ku Ronaldinho u formua si futbollist, është shumë pranë arritjes së një marrëveshje, por edhe Flamengo duket tepër i interesuar për shërbimet e ish-fituesit të Topit të Artë.
Ndërkohë, Milan-i është shumë pranë sigurimit të shërbimeve të talentit 18-vjeçar të River Plate, argjentinasit Erik Lamela. Marrëveshja duhet të mbyllet për një shumë rreth 12-13 milion euro, ndërsa mesfushori sulmues konsiderohet si një talent i madh i së ardhmes.       Nga: Shqip

Nuk ka komente: