e martë, 21 dhjetor 2010

Nga cfar rrezikojn femijet e duhanpiresve

 

clip_image001Pas vrojtimeve të shkencëtarëve amerikan u vërtetua qe ne shtëpitë e duhanpiresve, tymi kancerogjene i cigareve gjendet edhe në orgnizmin e fëmijëve, edhe madje në nivele pak më e ulët se ajo e prindërve te tyre.

Sipas analizave të reja të mostrave të urinës nga 79 fëmijët e moshës 1 muaj deri në 10 vjec treguan se nivelet e substancave kancerogjene në fëmijët ishte vetëm 8% më e ulët se ajo që ishte në urinë e prindërve të tyre. E njëjta analiz gjithashtu arriti në përfundimin se duhanpirësit pasiv kanë substanca kancerogjene në urinë e tyre në nivelet të larta - vetëm 1-5% më e ulët se që në urinë e duhanpirësve.
Studimi tregoi gjithashtu:
- Ka korrelacion te madh midis niveleve te substancave në fëmijët me numrin e cigareve qe pine të rriturit në shtëpi.
- Shanset e fëmijëve për tu bere duhanpires pasive rritet me status të ulët social-ekonomik dhe niveli i ulët arsimor i prindërve.

Nuk ka komente: