e martë, 28 dhjetor 2010

Frigoriferi i te ardhmes!!!

Ky nuk është frigorifer, por chef, shitës dhe shoku më i mirë qe do keni pasur ndonjëherë! Shkencëtarët britanikë në Universitetin e Central Lancashire,

në bashkëpunim me Ocado supermarket online, zhvilluan një frigorifer per te ardhmen, i cili, ndër të tjera, propozon gjellra per gatim, në varësi me ushqimet që ka në brendësi, dhe automatikisht dërgon urdhër në supermarket  per gjerat qe mungojne!!!

Gjithasjtu frigoriferi, promoton ne raftet e para ato ushqime që janë gati të përfundojnë, në mënyrë që të përdoren me para. Do te kete sensorë të veçanta qe të zbulojë çdo gaz nga procesi e dekompozimit te ushqimeve!

Sipas gazetes britanike "Daily mail”, shkencëtarët planifikojne qe frigoriferi të ketë shume receta për gatimi, në varësi të sezonit dhe vendi ku është vendosur.
Në një nivel më të avancuar, frigorifer do të jetë i lidhur në formë elektronike në koshin e plehrave në kuzhinë ... i cili do të jetë lidhur me sensorë. Frigoriferi mund të marrë një pamje të asaj që është hedhur në plera dhe nuk eshtë ngrënë, dhe kështu mund në të ardhmen të propozoj për rracjone më të vogla gatimi në mënyrë që të bëni kursime.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nga: newsbeast.gr

Nuk ka komente: