e diel, 26 dhjetor 2010

Femrat, pak më të zgjuara se meshkujt...

Femrat janë pak më të zgjuara se meshkujt, zbuloi gjatë mesditës së sotme e përdishmja ruse “Pravda”, duke iu referuar një studimi të një grupi kërkuesish.

Testi përfshiu më shumë se 15 milion pyetje, gjatë lojës së famshme të internetit “Trivial Pursuit”. Të gjendur në befasi, 10 mijë femra më shumë se meshkuj iu përgjigjën saktësisht pyetjeve që kërkonin vetëm pak logjikë dhe arsyetim.

Në secilën prej pyetjeve të dhëna, të anketuarit kishin disa opsione dhe duhet të klikonin njërën prej mundësive brenda 20 sekondave. Një kohë e tillë u konsiderua e mjaftueshme për të mos rrezikuar që të testuarit të arrinin të gjenin përgjigjen e saktë duke kërkuar në internet.

Nga:TOP-CHANNEL

Nuk ka komente: