e martë, 21 dhjetor 2010

Drejtime per te parandaluar zjarrin gjate pushimeve te vitit te ri. Nedglizhenca sjell shkaterrim vetem ne disa sekonda!!

 

clip_image002Dritat e Vitit te ri
Gjithmonë përdorni dritat dhe produkte dekorative qe kane vërtetimin e përshtatshmërisë së Bashkimit Evropian.
Inspektoni te paktën një herë në vit dritat tuaja te Krishtlindjeve tu për rrjedhje, se mos jane prere, ose llamba te djegura dhe prizen.


Gjithmonë ndiqni udhëzimet e prodhuesit për instalimin e ndriçimit, sepse disa janë të dizejnuara për përdorim të brendshëm ose në natyrë, por jo per të dyja.
Nëse keni ndërmend të dekoroni me drita dhe jasht,shtëpinë tuaj, të bëni çdo gjë gjatë ditës në mënyrë që ju mund të shihni ndonjë dëm për instalimet elektrike apo lagështi qe mund të depërtojnë në kontaktet. Nëse keni kontakt me objekte metalike mos i ndizni pa u siguruar se nuk ka rrezik, që te veproni normalisht.
Mos lini dritat të prekin materiale që ndizen lehtë si letër apo lrcka, etj
Pema e Vitit te Ri
Pemën e Vitit te Ri e vini diku qe ju përmbush si pozicion, por duhet të jetë të pakten një metër larg hoxhakut ose sobes dhe te ketë sigurinë e nevojshme në drejtim dhe mbështetjen e saj dhe mos te kete asnjë kontakt me objekte të tjera ne ambjentin tuaj.
Nëse ju dekoroni pemë natyrore kujdesuni qe të mos jetë e tharë, përpiquni ta mbani me lagështi me potisje të shpeshta.
Nëse ju blini një pemë artificiale, sigurohuni që ajo është vërtetuar të jetë bërë me materiale qe nuk marrin zjarr lehtesisht.
Fëmijët janë të magjepsur nga pema e Vitit te Ri, por kurrë nuk duhet lënë pa mbikëqyrje për të luajtur rreth saj. Cakmaket, kabllot, bazat dhe dritat nuk duhet të jenë të arritshme nga fëmijët. Për të parandaluar dëmtime apo telashe, ju mund të prisni degët më të ulëta. Gjithmonë stakoni dritat e pemes para se të ikni nga shtëpia ose para se të flini.

Nuk ka komente: