e martë, 28 dhjetor 2010

Çifti shqiptar në llotarinë e martesave...

Çifti shqiptar në llotarinë e martesaveÇdo vit, në emër të një besimi të njohur pak, të themeluar prej një koreanojugori me emrin Sang Jang Mun, me qindra persona nga e gjithë bota martohen pa e njohur partnerin e tyre, në bazën e një përzgjedhje të rastësishme. Ceremonia masive zhvillohet për të gjithë në të njëjtën kohë.
Sokoli dhe Suzana ishin ndër shqiptarët e parë që vendosën të provojnë fatin e tyre në “llotarinë” e martesës. Secili dërgoi një formular dhe një fotografi, për të mësuar pas disa muajve se cili i panjohur do të ishte njeriu me të cilin do të ndanin jetën.

”Jemi martuar me fotografi, nuk dinim asgjë për njëri-tjetrin, por metoda me të vërtetë funksionon. Jemi shumë të lumtut së bashku”, thotë Sokoli në emisionin e pasdites në Top Channel, kur kujton metodën që përdori përpara dhjetë vitesh për të mësuar cila do të ishte gruaja e tij.

Vendimi i tyre për të tentuar këtë mënyrë, e padëgjuar më parë në Shqipëri, ngjalli reagime të ashpra brenda familjeve, por siç dëshmon Suzana, tani të gjithë janë shumë të lumtur.

”Ishte normale që prindërit të mos e kuptonin mënyrën time të veçantë të besimit tek Zoti. Përzgjedhja nuk është edhe aq rastësore, pasi personi që e bën atë, krahason të dhënat tona personale dhe kujdeset që të të lidhë me njeriun që më shumë të përshtatet”, thotë Suzana. “Eshtë me të vërtetë një metodë e shkëlqyer, do t’ia rekomandoja edhe shumë personave të tjerë”.

Prindër të një djali, Onestit, çifti është i vendosur që të bindë djalin kur të rritet, që të zgjedhë ashtu si prindërit, partneren e jetës së tij.  
TOP-CHANNEL.TV

Nuk ka komente: