e premte, 14 janar 2011

U nervozua që ia transferuan 5.6 milionë dollarë

imageKur Salim Alyami kontrolloi llogarinë e tij bankare, kuptoi se ishte pasuruar paq me 5.6 milionë dollarë.
Në vend se të kënaqej, Salim nga Arabia Saudite u nervozua tepër. Vrapoi drejt e në qytetin Alkhobar dhe bëri panik për shkak të pasurisë së sapokrijuar. Kërkoi që ky gabim menjëherë të përmirësohej.


“Salim nuk filloi të mendojë se si t’i shpenzojë tërë ato para. Gjeti personin përgjegjës në bankë dhe kërkoi që gabimi menjëherë të përmirësohej. Pasi banka hetoi rastin, u mësua se paratë ishin transferuar gabimisht në llogarinë e Salimit dhe banka e përmirësoi menjëherë gabimin”, shkruajnë gazetat lokale.
Me sa duket ndërgjegjja e pastër nuk ka çmim, kështu që Salim vazhdoi me jetën e vet duke mos shpenzuar asnjë cent të parave që nuk ishin të tijat.

 

burimi explorer univers .com

Nuk ka komente: