e premte, 14 janar 2011

Poezi nga Sergej Esenin...

         UROJ TJU PELQEJE 





Leter nenes

Gjalle je, nenloke? Edhe une
Gjalle jam. Shendet me pac, shendet!
Drite e befte krejt kjo mbremje e lume
Izben tende, qe me mall me pret. 

Thone se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, peshtjelle me nje shall te vjeter,
Fillikate rruges shpesh kalon.

Dhe kur mugetire e kalter bie,
Nje vegim i zi te kall ty frike,
Sikur ne nje sherr diku ne pije, 
Vjen dikush e ma keput me thike. 

Kot, e dashur, vuan kaq, besome, 
Brenga t’i fanit keto nder sy.
S’jam aq pijanec i lig sa c’thone, 
Si do vdes pa te te pare ty?

Une jam po foshnje, si nje here, 
Dhe nje shprese vec ushqej ne gji:
T’iki nga ky tym e kjo potere, 
Te shtepiza jone aty te vij.

Dhe do vij, kur kopshti yne i bardhe
Anekend te vishet me blerim.
Vetem ti, si tete vjet me pare, 
Mos me zgjo aq heret ne agim.

Mos e zgjo ate qe shkrumb iu bene
Endrrat e moshes plot hare.
Me ka vrare jeta mjaft, o nene, 
Dua vec te shlodhem e te fle.-

As t’i lutem Zotit mos me thuaj, 
Si dikur ne t’arten mituri.
Ti ke mbetur ngushellim per mua,
Drite e parrefyer, vetem ti!

Ndaj merak ti mos m’u bej aq teper, 
Tek e liga mendjen mos e co, 
Dhe aq shpesh me shallin tend te vjeter
Fillikate rruges mos kalo.

* * *
Brengosem kur te shoh me sy,
Nga dhembja zemra s’di te heshte.
S’ka mbetur me per ne te dy
Vec bakri i shelgjeve ne vjeshte.

Te tjera buze, une e di,
Ta thithen afshn’ e perveluar.
Tani rogon vec pakez shi
Nga shpirti yt pergjysme shuar.

Po pune e madhe! Frike s’ndiej.
Diku mendimin duke tretur, 
Nje lloj gezimi prape e gjej,
Packa se mes batakut mbetur.

Per buzeqeshje e qetesi
As e kam ndrydhur jeten time.
Pak rruge shkelem kushedi,
Po kemi bere kaq gabime. 

O c’jete qesharake kjo, 
Plot paradokse dhe genjeshtra!
Varreze kopshti, pa shiko, 
Meshteknave u zbardhin eshtrat!

Ashtu do mbesim edhe ne,
As do lulojme, as do zhurmojme.
Kur dimri lule s’ka, perse
Per to te rrime e te vajtojme?

* * *
C’ke qe me ngerdheshesh? Doren pse ma tund?
Ty as neper mendje nuk te shkoj gjekund.

Kam nje mike tjeter, kaq, besoj, e di, 
As t’i hodha syte, as erdha tek ti.

Dola kendej pari, jo se s’rrija dot,
Desha vec dritaren te shikoja kot.

Nuk ka komente: