e enjte, 13 janar 2011

Klinikë për të sëmurët e Facebook-ut!!!!

imageNë Novi Sad të Serbisë u hap klinika e rehabilitimit për personat, të cilët shfaqin vartësi ndaj Facebookut. Klinika e parë që mundëson një shërbim të tillë në Evropën Juglindore ka filluar të pranojë pacientët e parë.

Në deklaratën e dhënë për gazetarët, shefi i klinikës Prima të hapur në Novi Sad Dr. Dragan Stefanoviç, theksoi se personat do të qëndrojnë të paktën një muaj në klinikë për t’u kuruar dhe më pas doktorët duke analizuar gjendjen e të sëmurit do vendosin nëse duhet apo jo të vazhdojë terapinë.
Një 33-vjeçare serbe, e cila nuk kishte dëshirë të jepte emrin, theksoi se në fillim kishte menduar se “like” janë të padëmshëm por me kalimin e kohës kishte filluar t’i vlerësonte dhe të ndante me miqtë në Facebook vetëm linket që merrnin më shumë “like”.
I njëjti person pohon se në fazat e mëvonshme mes saj dhe shokëve në Facebook kishte nisur një garë e vërtetë për të fituar sa më shumë linke.
burimi : explorer univers

Nuk ka komente: