Argumentet e CEZ Shpërndarjes se, mungesa e energjisë elektrike vjen si kërkesë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit për punimet që kryen në linjat 400 kv, nuk e kanë bindur Ministrinë e Ekonomisë.
Zv/ministri Sokol Dervishaj tha se ankesat e biznesit nuk kanë lidhje me KESH-in dhe OST-në, institucione që drejtohen nga METE, por prekin CEZ-in.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ERE-në dhe CEZ-in, në mënyrë që ngjarje të tilla të vijnë duke u reduktuar sa më shumë”, tha Dervishaj.
Ai garantoi se për festën e fundvitit do të merren të gjitha masat që energjia elektrike të mos mungojë në asnjë familje.
TOP-CHANNEL
Nuk ka komente:
Posto një koment