e mërkurë, 22 dhjetor 2010

Berisha: Dick Marty flet pa fakte

Kryeministri Sali Berisha e cilësoi sot raportin e komisionerit të KiE-së Dick Marty si të bazuar në pretendime të

pafaktuara sa i përket akuzave ndaj kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi. Berisha foli në lidhje me këtë çështje gjatë mbledhjes së qeverisë, ku është shprehur se Shqipëria e fton EULEX-in të kryejë hetime në lidhje me akuzat e ngritura në raportin sipas të cilit në Shtëpinë e Verdhë në Burrel dhe në një bazë tjetër në Fushë Krujë, bëheshin transplante të organeve të shtetasve serbë.
“Edhe pse EULEX-i ka një mandat për Kosovën ne e mirëpresim hetimin e tij në Shqipëri”, tha Berisha. “Ministri i Drejtësisë t`i drejtojë gjykatës ndërkombëtare të Hagës një letër të veçantë ku do të garantohet se kjo gjykatë nuk do të ketë as kufizimin më të vogël për asnjë lloj hetimi”, ka thënë Berisha.

 

Burimi I informacionit top-channel.tv

Nuk ka komente: