e diel, 19 dhjetor 2010

14 vjeç prindërApril Webster dhe Nathan Fishbourne janë dy fëmijë të cilët përveç detyrave në shkollë do të kenë edhe një përgjegjësi tjetër: rritjen e fëmijës të cilin “e zunë” kur ishin 13 vjeç.
April, vajza nga Uellsi u shpreh: “Do të jem një nënë e shkëlqyer.”Për momentin, fëmija 1-muajsh po jeton me April dhe prindërit e saj.“Do doja që ta kisha për fundjavë fëmijën tim. Pesë ditët e tjera mund të rrijë me April”, u shpreh Nathan, babai 14-vjeçar.Përsa i përket marrëdhënies me April, djali u shpreh se “është akoma herët për të menduar për të ardhmen”.Nëna më e re në Britani është Tressa Middleton, e cila mbeti shtatzanë në moshën 11-vjeçare dhe lindi kur ishte 12 vjeç e 8 muaj.

Nuk ka komente: