e mërkurë, 29 dhjetor 2010

Qengj me limon

Αρνάκι λεμονάτο με πατάτες στην κατσαρόλαPërbërësit
1 kile mish qengji (mundësisht jo brinje)
1 filxhan vaj ulliri


1 ose 2 qepë
3 limon
4 ose 5 patate prerë në kube
Kripë
Piper
Dafine
Një lugë gjelle miell (të gjitha qëllim)

Ngrohim në një tigan vaj, shtojme qepet te copëtuara dhe i skuqim deri  se te zbuten.
Skuqim mishin mirë në të dyja anët. Hedhim uje sa duhet dhe e leme te valoje mire.
30 minuta para se të behet mishi, shtojme patatet, kripë piper, dhe dafinen dhe i leme te valojne te gjitha se bashku.
Pak para se ta heqim i hedhim lëngun e tre limonave.
E leme deri sa te mpikset lengu edhe pastaj e heqim nga soba.

Ju befte mire!!!!

Nuk ka komente: