e enjte, 30 dhjetor 2010

Kush është babai i djalit të Elton John?

 

Kush është babai i djalit të Elton John?

Sër Elton John dhe bashkëshorti i tij, David Furnish janë shndërruar në prindër, por të gjithë duan të mësojnë se cili prej tyre është babai i vërtetë.

Një nënë e panjohur lindi një djalë të quajtur Furnish për çiftin në Kaliforni, përpara dy ditësh. Këngëtari ose partneri i tij janë dhuruesit e spermës, për farëzimin artificial që krijoi foshnjen.
63-vjeçari John e cilësoi veten si të tejmbushur me lumturi për fëmijën e tij, por nuk dha detaje se cili prej të dyve është babai biologjik i djalit. Shtypi pyet edhe se cili do të luajë rolin e nënës në rritjen e fëmijës.
Sir Elton dhe Furnish, 15 vjet më i vogël se këngëtari, u martuan në një ceremoni civile në vitin 2005, menjëherë pasi Skocia pranoi të lejonte martesat mes homoseksualëve.

 

 

 

Burimi: top channel

Nuk ka komente: