e mërkurë, 29 dhjetor 2010

FBI, frikë nga “Barbie”...

FBI, frikë nga “Barbie”“Barbie Video Girl” përbën shqetësim për FBI.
Seksioni i krimeve cibernetike të FBI-së në Kaliforni ka dërguar një alarm ndërkombëtar,
në të cilin paralajmëron për rreziqet e mundshme për prodhimin e pedopornografisë që sjell kukulla “Barbie Video Girl”.

Kjo kukull, që në SHBA doli në treg në korrik, ka një gjerdan në pjesën e përparme i cili kryen rolin e një regjistruesi dhe në pjesën e kurrizit ka një ekran LCD. Në këtë mënyrë fëmijët mund të shikojnë se çfarë po regjistrojnë.

Kukulla ka dhe një portë USB me anë të së cilës mund të hidhen videot në internet.

FBI-ja frikësohet se pedofilët mund të përdorin këtë lodër si një karrem për fëmijët.


TOP-CHANNEL.TV

Nuk ka komente: