e martë, 28 dhjetor 2010

Dritat, Ministria e Ekonomisë “rrëzon” CEZ-in...

Dritat, Ministria e Ekonomisë “rrëzon” CEZ-inDuket se sqarimet e CEZ-it, duke publikuar edhe faksimile, nuk kanë “pirë” ujë, madje as për zyrtarët e lartë të shtetit.
Argumentet e CEZ Shpërndarjes se, mungesa e energjisë elektrike vjen si kërkesë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit për punimet që kryen në linjat 400 kv, nuk e kanë bindur Ministrinë e Ekonomisë.


Zv/ministri Sokol Dervishaj tha se ankesat e biznesit nuk kanë lidhje me KESH-in dhe OST-në, institucione që drejtohen nga METE, por prekin CEZ-in.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ERE-në dhe CEZ-in, në mënyrë që ngjarje të tilla të vijnë duke u reduktuar sa më shumë”, tha Dervishaj.

Ai garantoi se për festën e fundvitit do të merren të gjitha masat që energjia elektrike të mos mungojë në asnjë familje.

TOP-CHANNEL

Nuk ka komente: