e mërkurë, 29 dhjetor 2010

Modelet më të bukura për fustanet e mbrëmjes...

Fustanet e mbrëmjes duket se janë gjetja më e spikatur, sipas stilistëve, veçanërisht nëse mendojnë për festat e fundvitit. Tashmë festat e fundvitit po afrojnë dhe ajo që na shqetëson më shumë në lidhje me lukun është se çfarë do të veshim natën e madhe.
Stilistët shqiptarë, bazuar në stilin e festave shqiptare, sugjerojnë për mbrëmjen mondane të Krishtlindjeve apo të Vitit të Ri disa modele fustanesh, në të cilat spikat ngjyra e kuqe dhe e zezë. Fustani është një nga veshjet që ka frymëzuar të gjithë stilistët dhe ka çmendur të gjitha yjet që i veshin, si gjatë ditës, ashtu dhe nëpër mbrëmjet mondane. Sigurisht, duke e shoqëruar me aksesorët e duhur. Fustanet e mbrëmjes janë ato që përcjellin më shumë emocione. E kaltra dhe jeshilja janë mbizotërueset në çdo model të propozuar nga stilisti. Fustani me model bust është ai që të duhet në çdo rast. Megjithëse u imponua ngadalë, në mënyrë diskrete, me hapa elegantë, ai arriti të bëhej kulti i vitit 2008. Fustani-bust i ka magjepsur të gjitha dhe është kthyer në modelin më të preferuar. Sepse është një veshje klasike, por edhe trendi. Një fustan klasik është gjithmonë në modë. 
Fustani bust 
Fustani bust ka shumë avantazhe. Para së gjithash vë në pah pjesën më të bukur të trupit femëror: shpatullat. Pastaj mund të vishet shumë thjesht, me ose pa bizhuteri. 
Nuk të pëlqejnë takat e larta, të jesh e sigurt se edhe me balerina do të dukesh shumë mirë. Fustani me model bust është mjaft tërheqës. Nuk ka nevojë për t’u kompletuar. E si të mos mjaftonte kjo, ka edhe një sharm të parezistueshëm prapa dhe kjo është arsyeja pse pëlqehet aq shumë. 
Mos u shqetëso për të përzgjedhur modelin e fustanit bust që bën për ty! Sipas stilistëve, fustanin me model bust mund ta veshin të gjitha femrat. Nëse ke gjoks të vogël, zgjidh një model që nuk rri shumë ngjitur pas trupit. Nëse ke gjoks të bollshëm, fustani duhet të jetë prej çfarëdolloj cohe që të garantojë njëfarë mbështetjeje. Nëse ke shpatulla shumë të gjera, një model i gjatë dhe i derdhur do të të ndihmojë që të spostosh shikimet nga pjesa e sipërme e trupit. Nëse je pak e mbushur, prerjet në formë tullumbaceje fshehin kilet e tepërta dhe i japin një nuancë rétro stilit tënd. Modelet tub modelojnë linjat. Nëse je e gjatë, zgjidh një gjatësi maksimumi, shumë në modë këtë sezon. Nëse je e vogël në trup, kujdes nga efekti “thes me patate”; zgjidh me mirë një model të shkurtër. 
Festat 
Kolegj dhe rock’n’roll, Dolce Vita dhe Saint Tropez. Atmosfera e viteve ’50 rikthehet sërish, kësaj radhe mbi fustanet e ëmbla, shpatullat e zbuluara, bel të shtrënguar. Për të joshur si në të mrekullueshmet vitet pesëdhjetë, stilistët janë frymëzuar nga “New Look” i Dior-it, por e kombinuar me gjithë fuqinë alla Grease – shkëlqimi i festës së fundvitit në Rydell High School. Betsey Johnson ngjit në pasarelë fustane të tylta, me nuanca, rreth për dekor, lule mbi bel, por mbi të gjitha syze dielli rétro. Dhe kukulla është gati për parti. 
Edhe Sarah Jessica Parker, në pritje të “Sex and the city - The movie”, ka zgjedhur format gjithë feminitet të viteve ’50. Si ndjekëse e thekur e modës, Carrie Bradshaw personalizon aksesorët ekstremë dhe super trendi në një kaleidoskop dizajnësh dhe motivesh. Njëlloj si në miksimin mes fustanit pink me stampa lulesh dhe kuletës me pupla Ferragamo, thuajse couture. 
Fustanet 
Fustan me tyl dhe flutura. Romantizmi është stampuar nga një fashë elastike në bel, ngjyrë rozë, që e bën më aktuale. Anna Molinari zgjedh vitet pesëdhjetë për koleksionin “Blugirl”, mes ëmbëlsisë, joshjes së pëshpëritur, buzëqeshjeve djallëzore dhe dëshirës për t’u dashuruar. 
Në tapetin e kuq të Kanës, Michelle Yeoh ka veshur një fustan romantik me lule, firmosur nga Roberto Cavalli. Aktorja orientale, e famshme për rolet në filmat me aksion, ka luajtur edhe rolin e Mameha-s në filmin “Kujtimet e një geishe”. Me po të njëjtën ëmbëlsi, si një princeshë mes bizhuterive, është shfaqur edhe në Kanë. Janë të guximshme vajzat e Giles Deacon-it. Duan fustane delikate në tone “baby”, vetëm në dukje të pafajshme, me aplikime lulesh dhe transparencë të theksuar. Por kjo Maria Antonietta është më afër Kirsten Durst të Sofia Coppola-s, sesa stilit të oborrit. Dhe me këpucët vintage është edhe pak Hirushe e kohëve moderne. E bukur me rozë. 



Fustan i kuq, festiv me kurriz të hapur 
Fustan elegant i zi dhe njëkohësisht shumë seksi 
Fustan tradicional i zi, me rrip në qafë 
Fustan “Glamour” me tyl të zi përsipër 
Fustan me ngjyrë tepër të ndezur gurkali 
Fustan i posaçëm për festën, me lule Krishtlindjesh 


Nuk ka komente: